Tuesday, February 9, 2010

Pjeshkat

Nevojiten:

375 ml zejtin(1 gotë e gjys)

1 gotë qumshtë

2 gota sheqer

4 ve

1 lug e vogel sode bikarbona

miell sa ka nevoj

Pregaditja:

Nga krejt këto zihet brumi i mesëm e i butë.

Këputen nga brumi copa të vogla , dhe me duar bëhen gogla i rendit në tepsi .

Piqen në temperatur prej 150-200C deri sa të skuqen pak.

Kur të piqen pastrohen mbrenda me thik.

Ajo pjes e mrendshme përzihet me marmelad të kajsijes (ose ndonje fill tjeter).

Mbushen birat me fill dhe bashkohen dy që të fitojn formën e pjeshkes.

I lyen me extract të dardhës ose menta dhe i përlyem me sheqer kristal.

I vendojm me një enë të mbyllur.

No comments:

Post a Comment